Basketboll

PONTE PRIZRENI DHE MATOSHI SHKËPUSIN MARRËVESHJEN

Prishtinë(AsistiOnline) – Marrëveshja ndërmjet skuadrës së Ponte Prizrenit dhe Blendi Matoshit është ndërprerë.

Ndërprerjen e befasishme të kontratës mes palëve e ka konfirmuar para pak çastesh skuadra e Ponte Prizrenit nëpërmjet një komunikate zyrtare.

“Nga sot zyrtarishtë Blend Matoshi nuk është pjesë e KB Ponte Prizrenit. Kontrata është prishur me marrëveshje të dyanshme ngase lojtari në fjalë ka vendosur që jetën ta vazhdojë në botën e jashtme. Përndryshe Matoshi ishte njëri ndër lojtarët vendorë më me vlerë , ndërsa sjellja, shoqëria, edukata e ngriturë ka bërë që gjithë stafi i klubit të mos harrojë asnjëherë Blend Matoshin”, thuhet në komunikatën e klubit prizrenas.

Matoshi stinorin e kaluar mbrojti ngjyrat e skuadrës së Ponte Prizrenit, përderisa në të kaluarën kishte luajtur, për ekipet nga vendlindja, Peja e Borea.

Komentet janë të mbyllura.