Basketboll

LAKERS GJEJNË ZËVENDËSUESIN E COUSINS, HOWARD PLOTËSON BOSHLLËKUN

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Los Angeles Lakers e ka gjetur zëvendësimin e qendrës së lënduar, DeMarcus Cousins.

Ekipi i Lakers ka zyrtarizuar lajmin, se ka nënshkruajtur me qendrën gjigante, Dwight Howard(2.11).

Howard që ka qenë pjesë e shumë skuadrave në NBA, përderisa së fundmi luajti tek Washington Wizards, në Los Angeles vije me qëllimin e vetëm për ta rikthyer titullin e NBA-së.

Howard tek Lakers do ta zëvendësojë qendrën e lënduar Cousins.

Komentet janë të mbyllura.