KB Bora ka zyrtarizuar transferimin e ri, duke afruar në skuadër qendrën amerikane Lance Thomas, i gjatë 208 centimetra.
Thomas vjen me përvojë ndërkombëtare, ku pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka zhvilluar në kampionate të Amerikës Latine, përfshirë Meksikën dhe Venezuelën, ndërsa ka pasur angazhime edhe në Mongoli.
Thomas së fundmi u paraqit me ekipin nga Kenia, Nairobi City Thunder me rreth 15 pikë për ndeshje.
Me përmasat fizike dhe eksperiencën e fituar në kampionate të ndryshme, Lance Thomas mund të jetë një shtyllë e rëndësishme për Borën në vazhdim të sezonit, duke forcuar ndjeshëm lojën në zonën e ngjyrosur. /AsistiOnline.com/



