Basketboll

PRISHTINA VAZHDON KONTRATËN ME MYLES

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Sigal Prishtinës e ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me fundorin amerikan, Divine Myles.

Kryeqytetasit sot kanë zyrtarizuar lajmin se kanë vazhduar kontratën me lojtarin që nga sivjet në Kosovë njihet si lojtar vendorë.

“Divine Myles ka vazhduar kontratën me klubin tonë. Myles ishte fantastik në sezonin e kaluar duke u bërë pjesë e suksesit të klubit tonë në arenën Evropiane”.

Myles sivjet u natyralizua edhe nga Përfaqësuesja e Kosovës dhe luajti në parakualifikimet për Eurobasket 2021.

Komentet janë të mbyllura.