Basketboll

POLONIA DHE SERBIA SHËNOJNË FITORET E DYTA NË BOTËROR

Prishtinë(AsistiOnline) – Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e fundit të fazës grupore në Botërorin e Kinës.

Në xhiro’në e dytë të grupit D, Serbia mposhti thellë Filipinet me rezultatin 126-67.

Në fitoren e serbëve më të mirët ishin, Nemanja Bjelica me 20 pikë si dhe Bogdan Bogdanovic me 17 pikë.

Në anën tjetër fitore shumë të ngushtë, por tepër të vlefshme ka arritur Polonia, që ka mposhtur Kinën vetën pas vazhdimeve 76-79.

Mateusz Ponitka me 25 pikë dhe A.J Slaughter me 22 pikë ishin më të dalluarit në fitoren e polakëve.

Komentet janë të mbyllura.