Basketboll

MATOSHI RIKTHEHET TEK PONTE PRIZRENI!

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Ponte Prizrenit e ka bërë një njoftim interesant gjatë ditës së sotme.

Prizrenasit ditë më parë kishin lajmëruar se lojtari i tyre, Blend Matoshi është ndarë me klubin shkaku se lojtari në fjalë jetën do ta vazhdojë jashtë Kosovës.

Por si duket nga sot, kjo ka ndryshuar. Ekipi prizrenas ka rinjoftuar se Matoshi rikthehet në klubin e Ponte Prizrenit për të vazhduar aty ku e la.

“Pas aventurës së shkurtë në botën e jashtme ??, Blend Matoshi rikthehet në Kosovë. Pas bisedimeve me zyrtarët e klubit , pa dyshim se një PO e madhe u dha nga shtabi teknik që Blendi të vesh sërish fanellën e Ponte Prizrenit. Ne si klub i shprehim mirë se ardhje lojtarit tonë”, thuhet në njoftimin e prizrenasve.

 

Komentet janë të mbyllura.