Basketbollisti i KB Trepça, Mustapha Amzil, është shpallur MVP i ndeshjes finale, pas një paraqitjeje vendimtare në takimin që përcaktoi fituesin e trofeut.
Amzil e mbylli finalen me 22 pikë dhe 12 kërcime, duke qenë një nga lojtarët më të qëndrueshëm në parket gjatë gjithë ndeshjes.
Ai kontribuoi si në fazën ofensive ashtu edhe në atë defanzive, duke ndihmuar skuadrën në momentet kyçe të takimit.
Me këtë performancë, Amzil konfirmoi rolin e tij të rëndësishëm në përbërjen e Trepçës, ndërsa çmimi i MVP-së kurorëzon paraqitjen e tij në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.



