Under Header

spot_img

Trepça fiton Kupën e Kosovës, të pestën radhazi

spot_img

Trepça ka fituar Kupën e Kosovës për herë të pestë radhazi. Mitrovicasit në superfinalen e zhvilluar në Rahovec kanë fituar ndaj Bashkimit 91:72 (16:19, 27:22, 22:12, 26:19).

Përballja në Rahovec ka qenë spektakël i basketboll, me dy tifozeritë që krijuan super atmosferë.

Pjesa e parë ishte kryesisht e baraspeshuar, por dallimi i madh u bë në periodën e tretë, 22:12 për mitrovicasit, që ruajtën epërsinë deri në fund për të fituar 91:72.

MVP i finales është shpallur Mustapha Amzil i Trepcës, që përfundoi ndeshjen me 22 pikë e 12 kërcime, derisa çmimi iu dorëzua nga zëvendësministrja e Ministrisë së Sportit, Daulina Osmani.

Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe Ministri i Sportit, Blerim Gashani dorëzuan trofeun e Kupës për kapitenin e Trepçës, Anes Gashi.

Kjo ishte hera e pestë radhazi që Trepça fiton Kupën, e nënta në përgjithësi.

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme