Klubi i Bashkimit ka njoftuar sot se për shkak të problemeve shëndetësore, trajneri Igor Jovoviç dhe lojtari Meriton Ismaili nuk do të jenë prezent në duelin ndaj Borës.
Në mungesë të tyre, skuadra do të udhëhiqet nga asistent trajneri Bledar Gjeçaj.
Klubi u ka uruar rikthim sa më të shpejtë dhe shëndet të plotë Igor Jovoviç dhe Meriton Ismailit. /AsistiOnline.com/



