SINGLETON NËNSHKRUAN ME ANADOLU EFESIN
Prishtinë(AsistiOnline) – Nën-kampionët e Euroligës, Anadolu Efes kanë përforcuar radhët e tyre para nisjes së edicionit të ri.
Ekipi nga Stambolli ka nënshkruajtur me qendrën, Chris Singleton që vije nga ekipi spanjoll i Barcelonës.
Qendra 206 centimetërshe që peshon 104 kg, pritet ta forcojë dukshëm trapezin e ekipit të Efesit.
Singleton më parë ishte lojtar i Panathinaikosit të Greqisë. Ndërsa ka karrierë edhe në NBA, tek Washington Wizards.
Komentet janë të mbyllura.