Golden Eagle Ylli është kampion i ri i Ligës Unike Mbarëkombëtare shqiptare për sezonin 2025/26.
Ekipi kosovar nga Theranda ka triumfuar ndaj ekipit të Pejës në finalen e madhe me rezultat 74-80.
Therandasit kontrolluan ndeshjen me rezultat pothuajse nga fillimi e deri në fund (21-27, 20-19, 13-14, 20-20) dhe me meritë fituan këtë trofe unik për basketbollin shqiptar.
Scott Bamforth edhe sonte ishte i jashtëzakonshëm te Golden Eagle Ylli me 22 pikë, 7 kërcime e 5 asiste, derisa u ndihmua edhe nga Erjon Kastrati me 15 pikë e Tyrek Smith me 13 tjera.
Cecil Williams me 17 pikë e Daquan Bracey me 16 tjera, s’mjaftuan për fitore te Peja.
Golden Eagle Ylli siguron trofeun e dytë të Ligës Unike në histori. /AsistiOnline.com/



