Erjon Kastrati tashmë mund të konstatohet se është rikthyer ai i vjetri.
Reprezentuesi i Kosovës po shkëlqen pothuajse për çdo ndeshje me Golden Eagle Yllin.
Në finalen e djeshme të Ligës Unike, Kastrati shkëlqeu gjatë tërë takimit final ndaj Pejës, duke realizuar 15 pikë në momente vendimtare, por kishte edhe 3 asiste, 2 kërcime e 1 bllokadë.
Edhe në Superligën e Kosovës, Kastrati është shndërruar në njërin prej lojtarëve kryesorë tek therandasit, ku po luan me 9.3 pikë për ndeshje. /AsistiOnline.com/



