Sonte zhvillohet derbi kryesor i mbijetesës në elitën e basketbollit kosovar.
Në palestrën ”Shani Nushi” në Gjakovë Vëllaznimi e pret Rahovecin 029.
Të dyja ekipet gjenden në fund të tabelës me nga tetë fitore e 17 humbje dhe ndodhen në dy pozitat e fundit.
Të dy skuadrat luajnë vetëm për fitore dhe për të mbetur në pjesë e elitës.
Ndeshja nis nga ora 19:30 dhe transmetohet direkt në Artmotion.



