Edhe zyrtarisht është mbyllur sezoni i rregullt në Ligën e parë të Kosovës te meshkujt.
Gara për një vend në Superligën e Kosovës në edicionin e ardhshëm është bërë tejet e fortë, pas përforcimit të Dritës së Gjilanit.
Klubi i Proton Cable Prizrenit e ka mbyllur sezonin e rregullt si lider i tabelës, me vetëm 1 humbje dhe ka radhitur hiç më pak se 15 fitore.
Edhe skuadra tjetër nga Prizreni, New Basket është në garë fuqishëm për vend në Superligë, pasi ka siguruar pozitën e dytë me 11 fitore e 5 humbje.
Drita e Gjilanit që ishte shumë mbrapa në pjesën e parë të sezonit, ka bërë përmbysje pas ndryshimeve radikale dhe do e nis play off-in nga pozita e tretë.
Në play off do të luajnë edhe KEK-u, Istogu, Kerasani e Gjakova.
Sistemi i play off-it është i njejti sikurse në Superligë me dy vendet e para që kualifikohen direkt në gjysmëfinale, derisa pozitat 3, 4, 5 dhe 6 luajnë në çerekfinale.
Kosovari ka rënë në ligën e dytë e Borea do të luajë në play out me finalistin e ligës së dytë.
/AsistiOnline.com/



