Jemi parë që Pejën dhe Prishtinën ti shohim në përballje kryesisht për titull, por 3 xhiro para kampionatit ato po luftojnë më ndryshe.
Verdhezinjët i presin sot bardhekaltërit në ”Karagaç” me Pejën që po lufton për pozitën e katërt, derisa prishtinasit çuditërisht po luftojnë për të mbijetuar.
Megjithatë, derbi mbetet derbi edhe pse këtë edicion, skuadrat nuk kanë pasur rezultatet e dëshirueshme.
Para kësaj ndeshje, verdhezinjtë janë në vendin e katërt me 11 fitore e 14 humbje, kurse prishtinasit në vendin e gjashtë me nëntë fitore e 16 humbje.
Ndeshja nis nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Artmotion.



