Klubi i Pejës ka zyrtarizuar trajnerin e ri për pjesën e mbetur të sezonit. Bëhet fjalë për 49-vjeçarin grek Michalis Kakiouzis, i cili rikthehet në basketbollin kosovar pas vetëm pak muajsh.
Kakiouzis, i cili vetëm pak kohë më parë ka drejtuar KB Prishtinën, tani merr drejtimin e skuadrës pejane në një moment shumë të rëndësishëm të sezonit, ku synohen rezultatet maksimale në fazën vendimtare.
Trajneri grek ka përvojë të gjerë ndërkombëtare, duke punuar në Greqi, Rumani dhe Qipro, ndërsa tashmë pritet të sjellë stabilitet dhe eksperiencë te Peja në garën për titull.
Klubi i Pejës i ka uruar mirëseardhje trajnerit të ri dhe ka shprehur besimin se ai do të udhëheqë ekipin drejt sukseseve në vazhdim të sezonit.



