Adhurues të basketbollit, keni dërguar me qindra mesazhe në adresën e AsistiOnline dhe timën personale lidhur me situatën në fund të këtij kampionati, lidhur me atë se cila nga tri skuadrat, Sigal Prishtina, Vëllaznimi dhe Rahoveci do të largohet nga elita, cila do të mbetet dhe cila do të zë vendin e 6 dhe siguroj vizën e fundit për Play Off
Në vazhdim do t’iu qartësoj plotësisht situatën por edhe pse ka shumë kombinime matematikore, më së shumti ju ka interesuar cka ndodh nëse të tri skuadrat mbeten me pikë të njëjta në fund prandaj po ja nisim nga kjo situatë.
Duke konsultuar Rregullat e Lojës së FIBA-së, propozicionet dhe pas konsultimeve FBK-në situata është kështu:
1. Në se Prishtina pëson nga Trepça në xhiron e fundit, Vëllaznimi dhe Rahoveci fitojnë atëherë të tri skuadrat do të kenë numër identik të pikëve dhe në atë rast këto tri ekipe krijojnë një grup ku shikohen nga 4 ndeshjet e ndërsjella midis tri ekipeve dhe koshaverazhi i tyre total, në fund.
Pra, Vëllaznimi ka koshaverazh më të mirë se Sigal Prishtina , plus 8
Prishtina ka koshaverazh më të mirë se Rahoveci , plus 18 kurse Rahoveci ka koshdallim më të mirë se Vëllaznimi për 1 pikë.
Në këtë situatë:
Prishtina del e gjashta me koshaverazh total prej plus 10 ( sepse ka plus 18 me Rahovecin dhe minus 8 me Vëllaznimin, që është total dhjetë)
Vëllaznimi del i shtati me koshaverazh plus 7 (minus 1 me Rahovecin dhe plus 8 me Prishtinën) kurse
Rahoveci përfundon i teti me koshaverazh minus 17 ( plus 1 me vëllaznimin dhe minus 18 me Prishtinën)
Përfundimisht, me ktë skenar Prishtina shkon në play off , Vëllaznimi mbijeton si i shtati dhe Rahoveci bjen nga Superliga.
Varianti i dytë , të tri skuadrat fitojnë atëherë Prishtina shkon në Play Off si e gjashta, kurse Rahoveci dhe Vëllaznimi do të kenë pikë të njëjta dhe në atë rast shikohet përballja direkt midis tyre ku Rahoveci ka tri fitore dhe Vëllanzimi 1 dhe në ktë situatë vreshtarët mbeten në Supelrigë kurse kuqezinjtë përshëndeten nga elita
Varianti i tretë, Vëllaznimi fiton, Prishtina dhe Rahoveci humbin, atëherë Rahoveci bjen nga liga, Prishtina është e shtata kurse Vëllanzimi shkon në Play Off pasi ka koshaverazh më të mirë se Prishtina
Pra, adhurues të basketbollit , kombinime matematikore sa të duash.
Edicioni 2025/26 i Procredit Superligës, kampionati i 32-të i basketbollit të pavarur kosovar ashtu si ka fillu, ashtu si është zhvillua ashtu edhe po përfundon
1 xhiro para fundit , punët janë llugë, ashtu si kanë qenë gjatë tërë kampionatit prandaj edhe kemi thënë vazhdimisht se si asnjëherë më parë deri tash në këto 20 vjet e fundit kemi pasur kampionat interesnat, të bukur dhe dramatik.
Gjitha këto, lajmet më ekskluzive, më të reja dhe me shpjegimet më të askat i gjeni ku tjetër veç se në adresën ekskluzive të basketbollit në shqiptari AsistiOnline dhe natyrisht me transmetime në adresën numër një të transmetimeve sportive në shqiptari: Artmotion.
/AsistiOnline.com/



