Under Header

spot_img

Mbyllet edhe xhiro e parafundit, Vëllaznimi rikthehet në luftë për mbijetesë

spot_img

Gjatë vikendit që lamë pas u mbyll edhe xhiro e 27-të e Superligës së Kosovës te meshkujt.

Kjo xhiro kaloi kryesisht pa befasi me favoritët që vazhduan me fitore.

Trepça fitoi në ”Mizahir Isma” ndaj Rahovecit, derisa edhe Bashkimi e fitoi derbin e xhiros ndaj Pejës. Dy ekipet fituese kanë siguruar vendet 1 dhe 2 për të nisur play off-in nga gjysmëfinalja.

Golden Eagle Ylli në luftë me Pejën, fitoi ndaj Borës dhe mori vendin e katërt. Bora veçse ka siguruar vendin e tretë.

Vëllaznimi arriti fitore të madhe në udhëtim te Prishtina, duke ua rrezikuar kryeqytetasve vendin e 6-të dhe play off-in, derisa hyri fuqishëm në garë për mbijetesë.

Rahoveci me humbjen nga Trepça, rikthehet në rrezik për të rënë nga liga, pasi në bazë të përllogaritjeve zyrtare, gjendet i fundit në tabelë. /AsistiOnline.com/

Më poshtë gjeni tabelën aktuale dhe çiftet e xhiros së fundit që luhet të mërkurën:

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme