Under Header

spot_img

Ferizaj Wolves regjistrohet zyrtarisht në FBK, merr dritën jeshile për gara

spot_img

Një zhvillim i rëndësishëm për basketbollin në Ferizaj është konfirmuar sot, pasi klubi BC Ferizaj Wolves ka marrë zyrtarisht dritën e gjelbër për regjistrim dhe licensim në Federata e Basketbollit të Kosovës.

Ky hap shënon një moment të rëndësishëm jo vetëm për klubin, por edhe për rikthimin e basketbollit në një nga qytetet kryesore dhe më të mëdha në vend. Ferizaj, i njohur për traditën dhe potencialin sportiv, rikthehet kështu në hartën zyrtare të basketbollit kosovar.

Me këtë vendim, BC Ferizaj Wolves bëhet pjesë e sistemit të garave të FBK-së, ndërsa lojtarët e klubit tashmë do të jenë të regjistruar dhe të licensuar sipas standardeve të federatës. Ky zhvillim konsiderohet si një bazë e rëndësishme për ndërtimin e një strukture të qëndrueshme dhe zhvillimin e brezave të rinj në këtë qytet.

Nga klubi është theksuar se ky sukses vjen si rezultat i një pune të vazhdueshme, përkushtimit dhe bashkëpunimit të sinqertë mes të gjithë akterëve të përfshirë. Në të njëjtën kohë, drejtuesit kanë bërë të ditur se regjistrimet për anëtarë të rinj vazhdojnë, duke ftuar të gjithë të interesuarit të bëhen pjesë e këtij projekti.

Rikthimi i basketbollit në Ferizaj pritet të sjellë një energji të re në skenën sportive lokale, duke krijuar hapësirë për zhvillimin e talenteve dhe rritjen e konkurrencës në nivel vendi. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme