Sot dhe nesër zhvillohet java e 28-të e Superligës së Kosovës apo e fundit për garat e rregullta.
Tek sot, FBK është kujtuar që të dalë me një sqarim shtesë se kush mund të bie e kush mund të qëndrojë në elitë apo edhe play off pas xhiros së fundit.
Gara është shumë e ashpër për vendin e gjashtë dhe për mbijetesë, kurse Golden Eagle Ylli dhe Peja do të luftojnë për vendin e katërt.
Nëse therandasit fitojnë, atëherë do të përfundojnë në vendin e katërt, kurse nëse humbasin dhe pejanët fitojnë, atëherë verdhezinjtë do të jenë në vendin e katërt.
Gara e ashpër është për vendin e gjashtë dhe mbijetesë.
Sigal Prishtina ka 37 pikë, kurse Vëllaznimi dhe Rahoveci 029 nga 36.
Skenari 1
Nëse fiton Vëllaznimi dhe humbasin Sigal Prishtina dhe Rahoveci, atëherë renditja do të
jetë: 6 Vëllaznimi, 7 Sigal Prishtina, 8 Rahoveci 029
Skenari 2
Fitojnë Rahoveci 029 dhe Vëllaznimi e humbet Sigal Prishtina, atëherë pozitat do të jenë: 6 Sigal Prishtina, 7 Rahoveci 029, 8 Vëllaznimi.
Skenari 3
Fitojnë Sigal Prishtina, Vëllaznimi dhe Rahoveci 029, atëherë pozitat do të jenë: 6 Sigal Prishtina, 7 Rahoveci 029 dhe 8 Vëllaznimi.
________________________________________________________________________
Derisa në sqarimin paraprak të botuar nga AsistiOnline.com, baza e argumenteve ka qenë tek: PROPOZICIONET E GARAVE për Kategoritë Seniore EDICIONI 2025/2026, konkretisht NENI 47 – MËNYRA E NDARJES SË PIKËVE, PËRCAKTIMI I PLASMANIT dhe nën paragrafet:
47.1.4. Nëse më shumë se dy ekipe kanë tubuar numër të njëjtë të pikëve, renditja
përcaktohet vetëm në bazë kosh-diferencës të pikëve të shënuara ndeshjet në mes
tyre;
47.1.5. Nëse më shumë se dy ekipe kanë tubuar numër të njëjtë të pikëve dhe numri
i fitoreve në ndeshjet në mes tyre është i barabartë, renditja përcaktohet në bazë të
në bazë të kosh dallimit më të madh të pikëve nga të gjitha ndeshjet e zhvilluara në
grup.
Të dashur lexues, vlerësojeni dhe gjykojeni edhe vetë kët situatë, mirëpo normalisht që në fund vlejnë informatat zyrtare të FBK-së, sepse është institucioni kryesor i basketbollit në vend, por sqarimet është dashur të jepen qysh me përfundimin e xhiros së parafundit e jo të lihen në më pak se 24 orë nga starti i ndeshjeve të xhiros së fundit. /AsistiOnline.com/



