Under Header

spot_img

Nga Prishtina në prag të Euroligës – Both Gach shkëlqen dhe arrin finalen e EuroCup

spot_img

Basketbollisti nga Sudani Jugor, Both Gach po kalon momentet më të mira të karrierës së tij në Evropë, duke u shndërruar në një nga emrat kryesorë të finales së EuroCup me skuadrën franceze JL Bourg.

Në ndeshjen e tretë të serisë finale ndaj Türk Telekom, ekipi francez triumfoi bindshëm me rezultat 94-78, ndërsa Gach ishte lojtari më i dalluar në parket me 21 pikë, 6 kërcime dhe 3 asistime.

Ai kishte qenë vendimtar edhe në dy përballjet paraprake, ku realizoi nga 15 pikë në secilën, duke konfirmuar formën e tij të lartë në momentet më të rëndësishme të sezonit.

Rrugëtimi i tij është i veçantë edhe për basketbollin kosovar.

Gach karrierën profesionale e nisi pikërisht në Kosovë, te KB Prishtina, që ishte edhe hapi i tij i parë në basketbollin evropian si “rookie”.

Nga aty, ai ndërtoi gradualisht karrierën duke kaluar nëpër kampionate të ndryshme si në Finlandë dhe Turqi, për të arritur tash kulmin në Francë, aty ku po lufton për trofe dhe një vend në EuroLeague.

Paraqitjet e tij në finale kanë rritur ndjeshëm gjasat që Gach shumë shpejt të jetë pjesë e nivelit më të lartë të basketbollit evropian – Euroleague.

Njëkohësisht, historia e tij përbën një shembull domethënës për zhvillimin e basketbollit në Kosovë, duke dëshmuar se klubet vendore si Prishtina dhe të tjera, dinë të identifikojnë dhe t’i japin hapësirë lojtarëve cilësorë që më pas arrijnë skenën më të madhe evropiane. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme