Under Header

spot_img

Rahoveci me fitore të madhe ndaj Yllit, siguron mbijetesën pas vazhdimeve

spot_img

Në një përballje të jashtëzakonshme në Therandë, Rahoveci 029 fitoi ndaj Golden Eagle Yllit në vazhdime 83:89 (19:8, 20:21, 20:33, 16:13, 8:14) për të siguruar edhe një vit qëndrimin në elitë.

Sfida ishte me mjaft emocione, rikthime, e lot në fund.

Vendasit e nisën për mrekulli ndeshjen, duke dominuar në çerekun e parë, por mysafirët u rikthyen fuqishëm në periodën e tretë për të përmbysur shifrat. Madje, pesë minuta nga fundi, Vreshtarët po fitonin 65:72, por therandasit me një seri të jashtëzakonshme kaluan në epërsi 75:72, por ndeshja shkoi në vazhdime 75:75, pasi Bardh Rexha shënoi dhjetë sekonda nga fundi. Vendosmëria e mysafirëve ishte vendimtare për të fituar 83:89.

Scott Bamforth kishte 18 pikë e dhjetë asistime për vendasit, kurse për mysafirët më i miri ishte Kentrell Pullian me 25 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime.

Golden Eagle Ylli pas 28 javësh ka 12 fitore e 16 humbje, duke përfunduar e katërta, ku në çerekfinale e pret Pejën, ndërsa Rahoveci 029 me dhjetë fitore e 18 humbje përfundon e shtata në renditje.

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme