Under Header

spot_img

Ekrem Memnun kampion me Mersinin në EuroCup te femrat

spot_img

Trajneri me prejardhje shqiptare Ekrem Memnun ka arritur një tjetër sukses të madh në skenën e basketbollit evropian.

Memnun është shpallur kampion i EuroCupit me Mersinin e Turqisë.

Edhe pse humbën ndeshjen e dytë ndaj Athinaikos me rezultat 75-77, vashat turke të drejtuara nga Memnun, ngritën trofeun pasi kishin fituar duelin e parë në Greqi 80-85

Lindsay Allen me 21 pikë dhe Kennedy Burke me 17 pikë e 7 kërcime, ishin dy lojtaret më të dalluara te ekipi turk në këtë fitore me vlerë trofeu.

Memnun shtoi në sirtarin e tij personal të trofeve edhe këtë sukses, gjersa si trajner ka fituar edhe Euroligën e Femrave në vitin 2024. Trajneri me prejardhje shqiptare ka drejtuar edhe skuadrën më të trofeshme kosovare në dy periudha të ndryshme, Sigal Prishtinën dhe ka fituar Kupën e Kosovës me prishtinasit në vitin 2005.

Në këtë kompeticion sivjet në fazën e grupeve u paraqit edhe ekipi kosovar KBF Peja 03, madje arriti një fitore që ishte e para ndonjëherë e ndonjë klubi kosovar femëror dhe normalisht historike. /AsistiOnline.com

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme