Under Header

spot_img

Ekskluzive: Vëllaznimi ankohet në FBK

spot_img

KB Vëllaznimi ka paraqitur ankesë zyrtare ndaj Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), lidhur me renditjen përfundimtare të Superligës për edicionin 2025/2026.

Sipas dokumentit të siguruar nga AsistiOnline.com, klubi gjakovar kundërshton vendosjen në pozitën e tetë, duke u bazuar në nenin 47.1.4 të Propozicioneve të Garave, sipas të cilit në rast të barazimit të pikëve mes tri ekipeve, renditja përcaktohet vetëm nga kosh-diferenca në ndeshjet direkte.

Sipas Vëllaznimit, ky kriter është në favor të tyre, karshi Sigal Prishtinës dhe Rahovecit 029, andaj kërkojnë që tabela të korrigjohet dhe të renditen ndryshe.

Në ankesë gjithashtu përmendet se janë dhënë interpretime të gabuara të rregullores nga zyrtarë të FBK-së para ndeshjes ndaj Pejës, ndërsa klubi paralajmëron edhe ndjekje të rrugëve ligjore në rast se ankesa nuk aprovohet.

Ankesa është dorëzuar në Komisionin për Ankesa dhe Arbitrazh, me kërkesë për rishqyrtim dhe ndryshim të renditjes përfundimtare.

Në vijim gjeni të plotë dhe pandërhyrje, ankesën e klubit gjakovar drejtuar FBK-së:

ANKESA KB VLLAZNIMI NDAJ PUBLIKIMIT TË TABELES PËRFUNDIMTARE TË FBK

/AsistiOnline.com/

 

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme