Drita e Gjilanit e ka fituar përballjen e parë gjysmëfinale të play off-it në Ligën e parë.
Ekipi gjilanas triumfoi ndaj New Basketit, pas një pjese të dytë të dominuar tërësisht me rezultat final 87-103.
Amerikani Jarvis Walker ishte fantastik me 37 pikë te Drita sonte, gjersa u ndihmua edhe nga Eliot Peci me 14 pikë e Bardh Istrefi me 13 të tjera.
Te New Basketi s’mjaftuan për fitore, Idoll Pallushi me 20 pikë e Fis Jashari me 16 tjera.
Me këtë fitore Drita i afrohet finales në edhe një fitore tjetër eventuale. /AsistiOnline.com/



