Under Header

spot_img

Golden Eagle Ylli e pret Pejën sonte në çerekfinalen e parë që premton spektakël

spot_img

Sonte nisin ‘ethet’ e play off-it në elitën e basketbollit kosovar.

Në palestrën ”13 Qershori” në Therandë, Golden Eagle Ylli i bën konakun Pejës, për një seri që realisht premton spektakël dhe jo vetëm… ndoshta edhe tensione e adrenalinë maksimale.

Golden Eagle Ylli në këtë seri do ta ketë avantazhin e terrenit, pasi përfundoi i katërti në tabelë, karshi Pejës si e pesta. Fituesi i këtij dueli luan ndaj Trepçës në gjysmëfinale.

Vlen të ceket se skuadra që arrin dy fitore kualifikohet në gjysmëfinale.

Ndeshja nis nga ora 19:30 dhe transmetohet direkt në Artmotion.

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme