Golden Eagle Ylli dhe Peja sonte ndeshen në çerekfinale të play off-it të Superligës së Kosovës.
Të dyja ekipet sivjet janë përballur mes vete plot 5 herë me 3 fitore për Golden Eagle Yllin dhe 2 të tjera për Pejën.
Në Superligën e Kosovës, dy përballjet e para i kishte fituar Peja. Ndërsa në pjesën e dytë të stinorit dy përballjet e fundit i ka fituar Golden Eagle Ylli.
Therandasit e kanë mposhtur sivjet Pejën edhe në një finale. Bëhet fjalë për Ligën Unike, aty ku ekipi i Golden Eagle Yllit fitoi me rezultat 74-80 dhe ngriti trofeun e çmuar.
/AsistiOnline.com/



