Sonte luhet ndeshja e parë e serisë tjetër çerekfinale të play off-it të Superligës së Kosovës.
Në palestrën ”1 Tetori në Prishtinë, takohen rivalët nga kryeqyteti Bora dhe Prishtina.
Ekipi i Borës që mbylli garat në vendin e tretë, ka avantazhin e terrenit vendas karshi prishtinasve që siguruan biletën për play off në xhiron e fundit.
Vlen të ceket se skuadra që arrin dy fitore kualifikohet në gjysmëfinale.
Ndeshja nis nga ora 19:30 dhe transmetohet direkt në Artmotion.



