Sonte zhvillohet sfida e tretë dhe vendimtare e serisë çerekfinale të play off-it të Superligës së Kosovës te meshkujt.
Golden Eagle Ylli e pret Pejën në ”13 Qershori” atje ku seria aktuale është e barabartë 1-1.
Të dyja ekipet arritën fitore në shtëpitë e tyre.
Fituesi i këtij dueli që nis sonte nga ora 19:30, kualifikohet në gjysmëfinalen e madhe, atje ku e pret Trepça.
Gjysmëfinalja tjetër është përcaktuar mes Bashkimit dhe Borës. /AsistiOnline.com/



