Sonte vazhdon me ndeshje seria gjysmëfinale e play off-it të Superligës së Kosovës.
Peja e pret në ”Karagaç” Trepçën në një seri momentale që është 2-1 në favorin e mitrovicasve.
Pejanëve ju duhet me patjetër fitorja nëse duan që të kërkojnë finalen në ndeshjen e pestë, derisa mitrovicasit me fitore eventuale sonte, sigurojnë finalen e madhe.
Ndeshja fillon nga ora 19:30 dhe transmetohet direkt në Artmotion.



