Peja e pret sonte Trepçën në sfidën e katërt gjysmëfinale të play off-it të elitës së basketbollit kosovar.
Këtë përballje do ta gjykojnë treshja e gjyqtarëve: Boshnjaku Ademir Zurapoviç, malazezi Sava Cetkovic dhe kosovari Xhelal Mumini.
Zurapoviç që po gjykon prej vitesh në play off të basketbollit kosovar, delegohet në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, derisa Sava Cetkovic është gjyqtar nga Mali i Zi, i cili përveç shtetit nga vjen, gjykon edhe ndeshje në ABA Ligë, derisa më herët ka gjykuar edhe në Ligën Ballkanike. Cetkovic delegohet edhe nga FIBA, kryesisht për kampionatet evropiane të gjeneratave të reja gjatë verës. Dyshes do ti ndihmojë sonte edhe gjyqtari kosovar nga Prishtina Xhelal Mumini.
Vlen të ceket se Zurapoviç dje gjykoi edhe sfidën Bora-Bashkimi, i ndihmuar nga dyshja maqedonasi Ivan Mijalkovski dhe kosovari Ngadhnjim Shabani. /AsistiOnline.com/



