Under Header

spot_img

Ahmet Kandemir e shpëton Karshijakën në Superligën turke nga rënia

spot_img

Skuadra e madhe turke Karshijaka ka shpëtuar për një ”çime floku” nga rënia në ligën e parë turke të basketbollit.

Ekipi turk triumfoi në një dramë të vërtetë ndaj Bursasporit me rezultat të ngushtë 82-80 dhe atë me një dy pikësh nga polaku Sokolowski në sekondën e fundit.

Karshijaka duhet t’ju falenderohet sot edhe fitores së Trabzonsporit që e mposhti Mersinin dhe me këto rezultate këta të fundit dhe Buyukçekmeçe ku punoi sivjet Andin Rashica, ranë nga elita turke për këtë edicion.

Karshijaka pothuajse gjatë tërë sezonit ishte në zonën e rënies e rikthimi i madh i tyre u bë sidomos me ardhjen e ish trajnerit të Sigal Prishtinës Ahmet Kandemir, i cili e bëri të pamundurën të mundur dhe ja tashmë skuadra nga Izmiri shpëton historikisht. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme