Basketboll

PRISHTINA ELEMINOHET NGA LEGIA, PAS DY VAZHDIMEVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra kosovare Sigal Prishtina, është eleminuar nga Liga e Kampionëve që në rrethin e parë.

Kryeqytetasit janë mposhtur nga Legia e Varshavës nga Polonia edhe në ndeshjen e dytë, por sot vetëm pas dy vazhdimeve nga 5 minuta, në të cilat Prishtina e kishte avantazhin dy pikësh, por në vazhdimin e dytë, Prishtina ra nga sistemi dhe e humbi ndeshjen 85-83.

Në fakt që nga fillimi kjo ndeshje e arsyetoi epitetin e rivalitetit të madh, sepse herë njëri e herë tjetri ekip merrte avantazhin, përderisa në fund të kohës së rregullt, Prishtina kishte avantazh dy pikësh 67-69, kjo bëri që ndeshja të shkonte në vazhdime, për faktin se Prishtina me dy pikë epërsi kishte humbur në kryeqytet, barazim të shifrave pati edhe në vazhdimin e parë, përderisa në të dytin vendosi fondi më i gjerë i lojtarëve dhe mungesa e Dardan Berishës e Fahro Alihodzicit që u diskualifikuan me nga 5 personale.

Divine Myles me 26 pikë e Mikaile Tmusic me 17 sosh, ishin më të dalluarit tek Prishtina sonte.

Tek Legia në këtë fitore të madhe më i miri ishte Drew Brandon me 21 pikë.

Me këtë fitore, Prishtina eleminohet nga Liga e Kampionëve në Basketboll dhe bartet direkt në FIBA Europe Cup.

Komentet janë të mbyllura.