BERISHA: DUAM EDHE SUPERKUPËN
Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti kryesor i Sigal Prishtinës, Dardan Berisha është shfaqur optimist para përballjes që skuadra e tij e zhvillon sonte ndaj Rahovecit për Superkupën e Kosovës.
Berisha është shprehur tejet optimist para kësaj përballje, ai thotë se Superkupa është mënyra më e mirë për të nisur edicionin e ri.
“Deri më tani jemi përgatitur për ndeshjet e Ligës së Kampionëve, kurse tani jemi fokusuar për sfidën e Superkupës. Besoj se do të jetë një spektakël i basketbollit, pasi palestra do të jetë e mbushur me tifozë dhe më i miri të fitoj në fund. Sigurisht ne, pas titullit dhe Kupës, duam edhe trofeun e Superkupës, por me rëndësi është që të jetë një ndeshje e bukur për tifozët dhe të nisë edicioni i ri i basketbollit në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi Berisha për faqen e FBK-së.
Komentet janë të mbyllura.