GRAPCI: LUAJMË PËR KUPË, LE TË FITOJË MË I MIRI
Prishtinë(AsistiOnline) – Kapiteni i skuadrës së Rahovecit, Rron Grapci është teket optimist para ballafaqimit për Superkupë ndaj Sigal Prishtinës.
Kapiteni i Rahovecit, pret një ndeshje të bukur për tifozët.
“Ne jemi përgatitur për të dhënë maksimumin në fushë. Shpresoj se do të jetë një spektakël për tifozët. Përparësia për ne është se do të kemi ndihmën e tifozëve, derisa mendoj se, Prishtina nuk është e fortë si e vitin e kaluar. Sidoqoftë, nuk do të jetë një ndeshje e lehtë për të dy palët dhe besoj që do të zhvillohet një ndeshje dramatike dhe skuadra që e meriton të fitoj në fund”, ka thënë Grapci për faqen e FBK-së.
Komentet janë të mbyllura.