Basketboll

PRISHTINA ARRIN FITOREN E PARË NË SUPERLIGËN E KOSOVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Sigal Prishtinës e ka arritur fitoren e parë në Superligën e Kosovës.

Kryeqytetasit kanë arritur të mposhtin sonte Ponte Prizrenin 100-76, për tu këndellur nga humbja në xhiron e parë nga Rahoveci.

Ponte Prizreni e nisi më mirë ndeshjen, duke e mbyllur çerekun e parë në epërsi dy pikëshe(21-23), por në tre çerekët e radhës, Prishtina u këndell(33-16, 22-25, 21-15) dhe në fund me meritë arriti fitore.

Fahro Alihodzic me 19 pikë, Edo Azemi me double, double(13pk, 14krc), Divine Myles me 18 pikë dhe Mikaile Tmusic me 15 pikë, ishin më të dalluarit tek Prishtina sonte.

Në anën tjetër tek Prizreni s’mjaftuan, Malcolm Canada me 29 pikë e Urim Zenelaj me 16 pikë.

Prishtina arrin fitoren e parë të stinorit, përderisa Prizreni pëson edhe humbjen e dytë nga po aq ndeshje të luajtura.

 

 

Komentet janë të mbyllura.