Basketboll

FAKT INTERESANT, PËR PËRBALLJEN, YLLI-LIPJANI

Kur po luhet çereku i tretë i ndeshjes, Lipjani-Golden Eagle Ylli, rezultati në semafor shënon 43-67.

Lojtari i Golden Eagle Yllit, Egzon Kuqi, në pjesën e parë nga vija 6.75 ka realizuar 6 treshe nga 6 tentime. Kuqi është afër barazimit të rekordit që në Kosovë e mban, vetë Kuqi vitin e kaluar pikërisht me Lipjanin, 7-7.

HISTORIKU I KËTIJ KURIOZITETI:

Golden Eagle Ylli – Lipjani – 134 me 81

Golden Eagle Ylli ka regjistruar fitore rutinore në përballje ndaj Lipjanit , te cilën e mposhti me 53 pike dallim apo rezultat final 134 me 81.

Te Ylli 5 basketbollist arriten pike dyshifrore ndërsa më efikasi ishte kapiteni Egzon Kuqi qe realizoi 29 pike ndërsa prej tyre 21 erdhën përtej vijës për 3 pikë. Në fakt, duhet theksuar qe Kuqi kishte saktesi te qind per qind pasi realizoi 7 treshe nga po aq tentime.
Me këtë saktësi, Kuqi barazoi rekordin e efikasitetit të dytë më të mirë të gjitha kohëve në basketbollin kosovar të cilin e mbante Marko Zhorzh ish-fundori i Trepçës kurse më i miri i gjitha kohëve edhe më tej mbetet ish fundori i Mabetexit, Vlladimir Anzulloviq me 8 treshe nga po aq tentime.

3. REKORDI I TRESHEVE PA HUQJE
Në ndeshjen Golden Eagle Ylli – Lipjani, Egzon Kuqi i Ylli ishte më efikasi me 29 pikë ndërsa prej tyre 21 erdhën përtej vijës për 3 pikë me efikasitet maksimal… 7 tentime – 7 shënime.
Kështu, Kuqi barazoi rekordin e efikasitetit të dytë më të mirë të gjitha kohëve në basketbollin kosovar të cilin e mbante Marko Zhorzh ish-fundori i Trepçës kurse më i miri i gjitha kohëve edhe më tej mbetet ish fundori i Mabetexit, Vlladimir Anzulloviq me 8 treshe nga po aq tentime.

Komentet janë të mbyllura.