Basketboll

BASKONIA FITON NË UDHËTIM TEK ZALGIRISI

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra spanjolle, Baskonia e ka nisur me fitore të madhe stinorin e ri në Euroligë.

Baskët kanë fituar në udhëtim tek skuadra lituaneze,Zalgiris Kaunas në njërën ndër ndeshjet kryesore të xhiros në Euroligë.

Ndeshja ishte tejet interesante nga fillimi me Baskonian që kishte më shumë nga loja dhe e fitoi ndeshjen në fund me rezultat 58-70.

Në këtë fitore të Baskonias sonte spikatën, Shavon Shields me 19 pikë si dhe Tornike Shengelia me 13 pikë.

Tek Zalgirisi s’mjaftuan për fitore, Marius Grigonis e Lukas Lekavicius me nga 10 pikë.

 

Komentet janë të mbyllura.