Basketboll

BASHKIMI(F) E NISË ME FITORE TË THELLË, MERR KREUN E RENDITJES

Prishtinë(AsistiOnline) – Me fitoren e Bashkimit ndaj Trepçës çaste më parë, është mbyllur xhiro e parë e Superligës së femrave për stinorin e ri.

Vashat e Bashkimit të Prizrenit, kanë arritur fitore të thellë ndaj Trepçës nga Mitrovica me rezultat 94-36, për ta nisur me fitore stinorin e ri në elitën e basketbollit kosovar femëror.

Në këtë fitore të vashave prizrenase, pikë dyshifrore arritën, Saranda Daci 22 pikë, Gresa Gashi 16 pikë dhe Khadija Brown me 15 sosh. Vlen të ceket se i gjithë ekipi prizrenas arriti të shënoj pikë.

Tek Trepça u dalluan, Melisa Ibrahimi me 17 pikë e Sihana Ramoja me 10 sosh.

Bashkimi me këtë fitore merr kren e tabelës në xhiron e parë, shkaku i koshaverazhit më të mirë se Prishtina e Penza.

Komentet janë të mbyllura.