BASHKIMI(F) VAZHDON SIGURTË, BLINDON KRYESIMIN NË TABELË
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit në konkurencën e femrave, ka vazhduar me fitore të sigurta në Superligën e Kosovës.
Vashat prizrenase, pas fitores në xhiron e kaluar në derbi ndaj Prishtinës, sonte gjunjëzuan edhe Kastriotin e Ferizajit, duke e mposhtur lehtë dhe thellë me rezultat 98-43.
Arbnore Përquku me 18 pikë, Aulona Muhadri me 14 pikë e Saranda Daci me 13 sosh, ishin më të dalluarat në këtë fitore të prizrenaseve sonte.
Tek Kastrioti u dallua, Agnesa Rrahmani me 28 pikë dhe e vetmja që arriti pikë dyshifrore.
Komentet janë të mbyllura.