Basketboll

FENERI PËSON PËRSËRI, BASKONIA E FORTË PËR OLIMPIAKOSIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Me dy ndeshje shumë interesante ka përfunduar xhiro e radhës në Euroligë.

Fenerbahçe ka pësuar edhe disfatën e tretë të stinorit në Euroligë, kësaj radhe turqit ishin viktimë e vendasve të Olimpia Milanos me rezultatin 87-74.

Sergio Rodriguez me 22 pikë, ishte individi më i dalluar në fitoren e Milanos sonte.

Ndërsa në ndeshjen tjetër, Baskonia ka arritur fitore të merituar ndaj gjigantit grek, Olimpiakos me rezultat të lartë 82-66.

Më i merituari në fitoren e spanjollëve sonte ishte, Tornike Shengelia me 25 pikë.

Komentet janë të mbyllura.