Basketboll

BASHKIMI ARRIN FITORE TË MADHE NË PEJË

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit ka arritur fitore të madhe në “Karagaç” ndaj Pejës në derbin e vjetër të Superligës së Basketbollit Kosovar.

”Arpagjikt” kanë arritur që si mysafirë të Pejës, sonte të arrijnë një fitore të madhe me shifrat e përgjithshme 73-76.

Në fakt, Bashkimi e nisi më mirë ndeshjen qysh në fillim 17-26, por në çerekun e dytë Peja u këndell dhe arriti ta fitojë thellë çerekun e dytë 24-9 dhe e mbylli pjesën e parë me avantazh konstant.

Në pjesën e dytë, çereku i tretë i takoi ngushtë Pejës 23-21, por në çerekun e fundit, Bashkimi hyri shumë i motivuar duke e fituar çerekun e katërt 9-21 çka bëri që loja të rikthehej komplet në anën e mysafirëve dhe Bashkimi arriti fitore të madhe sonte.

Më të dalluarit në fitoren e Bashkimit sonte ishin, dy amerikanët, Stevie Clark me 26 pikë dhe Corey Ross me 22 pikë, por lojë të mirë në këtë fitore të madhe të Bashkimit shfaqi edhe kapiteni, Qëndrim Biraj me 15 pikë.

Tek Peja s’mjaftuan për fitore, Henrik Sirko me 24 pikë dhe Beqë Kovaqi me 14 sosh.

Me këtë triumf, Bashkimi arrin fitoren e katërt në Superligë, karshi 2 disfatave. Përderisa, Peja mbetet me 3 fitore dhe pëson disfatën e tretë.

Komentet janë të mbyllura.