Basketboll

PORTLANDI FITON DRAMËN NDAJ DALLASIT TË DONCICIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Portland Trail Blazers kanë triumfuar ndaj Dallas Mavericks, në ndeshjen më interesante të mesnatës në NBA.

Detajet e vendosën këtë takim që u finalizua vetëm në sekondat e fundit, me Portlandin që u tregua më i vëmendshëm për fitore 119-121.

Më të spikaturit në këtë fitore të Portlandit, e dyta në stinorin e ri, ishin McCollum me 35 pikë e Lillard me 28 sosh.

Tek Dallasi që pësoi humbjen e parë këtë stinor u dalluan, Porzingis me 32 pikë e Doncic me 29 sosh.

 

Komentet janë të mbyllura.