Basketboll

EFESI DHE KHIMKI VAZHDOJNË ME FORMËN E MIRË NË EUROLIGË

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme ka  nisur edhe xhiro e katërt në ligën më të fortë të basketbollit në Evropë, asaj të Euroligës.

Në dy takimet e para, Khimki si vendas arriti fitore tejet të thellë ndaj Panathinaikosit 103-86.

Alexey Shved me 26 pikë e Janis Timma me 16 sosh, ishin më të dalluarit në fitoren e Khimkit sonte.

Në anën tjetër, sonte fitore ka arritur edhe Anadolu Efesi, që ka mposhtur Crvena Zvezdën 85-70.

Vasilije Micic me 26 pikë e Shane Larkin me 13 sosh, spikatën sonte në fitoren e Efesit.

Komentet janë të mbyllura.