Basketboll

ZYRTARE: YLLI – ARBEN KRASNIQI NDËRPREJNË BASHKËPUNIMIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli ka shkëputur marrëveshjen e bashkëpunimit me kryetrajnerin e deritanishëm të skuadrës, Arben Krasniqi.

AsistiOnline.com ditë më parë kishte paralajmëruar një gjë të tillë ekskluzivisht dhe ashtu doli të jetë. Krasniqi më nuk do të jetë trajner i therandasve.

Ju sjellim komunikatën e plotë të klubit të Yllit, pa ndërhyrje:

”Kryesia e klubit gjatë javës së fundit është mbledhur disa herë për të diskutuar situatën në klub.

Përkundër kushteve të mira dhe stabilitetit financiar që ka pasur klubi në këtë fillim-sezonë, dy humbjet e fundit kanë ndikur që të rishikojmë pozitat në klub.

Pas një diskutimi të gjatë, kryesia e klubit ka vendosur në shumicë që të ndërpresë marrëdhniet me kryetrajnerin e deritashëm Arben Krasniqi.

Kryesia e klubit është mirënjohëse për punën e Krasniqit në krye të klubit dhe korrektësinë e tij.

Tash për tash klubi është në negociata për të sjellë një trajner të ri në krye të ekipit tonë, së shpejti”, thuhet në komunikatën e klubit.

Arben Krasniqi edhe stinorin e kaluar kishte drejtuar Golden Eagle Yllin.

Komentet janë të mbyllura.