Basketboll

RAHOVECIT SOT LUAN NDESHJEN E PARË NË SHTËPI NË LIGËN BALLKANIKE

Rahoveci sonte do të ketë ndeshjen e parë në shtëpi në Ligën Ballkanike, ku do të përballet me skuadrën Ibër Rozhazaja. Ndeshja zhvillohet nga ora 18:00.

Rahoveci së fundi ka ndërruar edhe trajnerin, ku u largua Neven Plantak dhe drejtimin e skuadrës e ka marrë Marjan Ilieski, i cili ka përvojë në BIBL.

Vreshtarët në ndeshjen e parë pësuan nga Peja, derisa Ibër Rozhaja mundi Vllazninë e Shkodrës.

Këtë edicion marrin pjesë pesë skuadra në BIBL, ku katër kualifikohen në gjysmëfinale.

Komentet janë të mbyllura.