PRISHTINA PËSON NË NDESHJEN E DYTË TË FAZËS GRUPORE NË FEC
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Sigal Prishtinës është mposhtur në ndeshjen e dytë të fazës grupore në FIBA Europe Cup.
Kryeqytetasit janë mposhtur sonte në udhëtim nga skuadra gjermane, Medi Bayreuth me rezultatin 97-89.
Ishte pikërisht skuadra e Prishtinës, ajo që e nisi më mirë takimin e sontëm duke e mbyllur çerekun e parë ngushtë në epërsi 25-26, por në çerekun e dytë Medi u rikthye fuqishëm në lojë dhe e fitoi këtë periudhë ndeshje 31-19, çerek qe ndikoi edhe në komplet rrjedhën e ndeshjes.
Në çerekun e tretë, Prishtina u tregua pak më kërkuese se vendasit dhe arriti ta fitojë këtë periodë ngushtë 19-21, përderisa kryeqytetasit kosovar nga Prishtina e fituan edhe çerekun e fundit ngushtë 22-23, por që s’mjaftoi për fitore.
Më të dalluarit në takimin e sontëm për Prishtinën ishin, i zakonshmi Dardan Berisha me 30 pikë, Fahro Alihodzic me 15 pikë e Divine Myles me 14 pikë.
Tek Medi në fitore u dalluan, James Woodard me 17 pikë e Reid Travis me 16 sosh.
Pas dy ndeshjeve në grupet e FIBA Europe Cup, Prishtina tash numëron një humbje e një fitore.
Komentet janë të mbyllura.