Basketboll

HAJDARI E GARLAND PËR FITOREN E TRETË TË NIKLIT NË SUPERLIGË

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Feronikelit ka arritur fitore shumë të rëndësishme, sonte ndaj Trepçës në kuadër të xhiros së tetë në elitën e basketbollit tonë.

”Industralistët” kanë arritur që si mysafirë ta mposhtin skuadrën e Trepçës me rezultat të përgjithshëm 95-97.

Ishte Feronikeli që e nisi më mirë ndeshjen, duke e mbyllur çerekun e parë në epërsi 19-23, por në çerekun e dytë Trepça e morri veten dhe u kundërpërgjigj(23-15), duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh konstant.

Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për Trepçën, që e mbylli periodën e tretë 24-20, por kthesa e madhe e Niklit u bë në periodën e katërt, kur ekipi i Petrit Zeqirit, përmbysi rezultatin(19-29) dhe në fund arriti fitore të merituar.

Individët më të dalluar në këtë fitore të madhe të Feronikelit ishin, Arti Hajdari me 30 pikë e Tyron Garland me 24 sosh.

Tek Trepça s’mjaftuan për fitore, plotë 34 pikë të DJ Hanes.

Feronikeli me këtë triumf, arrin fitoren e tretë në debutim në Superligë, ndërsa Trepça pëson disfatën e gjashtë, krahas vetëm një fitoreje sivjet.

 

Komentet janë të mbyllura.