Basketboll

BARÇA FITON NË UDHËTIM, RIKTHEHET TEK FITORET

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas humbjes së parë, në xhiron e shkuar në Euroligë nga Milano, Barcelona është rikthyer tek fitoret.

Katalunasit kanë fituar në udhëtim tek Zalgirisi me shifrat e ngushta 86-93, por tejet të vlefshme.

Cory Higgins me 27 pikë e Nikola Mirotic me 24 sosh, ishin lojtarët më të dalluar në fitoren e gjashtë të Barçës sivjet në Euroligë, karshi vetëm një disfate.

Tek Zalgirisi s’mjaftuan për fitore, Zach Leday me 16 pikë e Marius Grigonis me 14 pikë.

Komentet janë të mbyllura.