Basketboll

MINNESOTA GJUNJËZON WARRIORSAT PAS VAZHDIMEVE

Prishtinë(AsistiOnline) –Minnesota Timberwolves kanë arritur një fitore të madhe edhe pse shumë të vështirë mbrëmë në NBA.

Timberwolves kanë mposhtur dje, Golden State Warriors 125-119, por vetëm pas vazhdimeve pasiqë koha e rregullt përfundoi baraz(110-110).

Andrew Wiggins me 40 pikë e Anthony Towns me 20 sosh, ishin lojtarët më të dalluar në këtë fitore të madhe të Minnesotas.

Në anën tjetër, tek Warriors s’mjaftuan për fitore, 52 pikët e D’Angelo Russell e Burks me 18 pikë.

Komentet janë të mbyllura.